Varësia ndaj lojrave elektronike ndikon në trurin e fëmijëve sikurse abuzimet me pijet alkolike dhe lëndët narkotike, është ky rezultati më i fundit i studimit të realizuar nga Universiteti në Kaliforni.
Kërkimet treguan se të rinjtë e varur nga lojrat elektronike pësojnë të nëjta ndryshime në sistem sikurse ata persona që janë të varur ndaj alkolit dhe substanatace narkotike.‘
Fëmijët janë më shumë të riskuar sepse truri i tyre është më fleksibël’ sqaruan studiuesit.
Analizat e tyre zbuluan se pjesa më impulsive e trurit ishte më ëe vogël dhe më e ndjeshme tek personat që ishin të varur ndaj lojrave ektronike.
Kujtojmë se në janar të 2018 varësia nga lojrat kompjuterike u kategorizua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në listën sëmundjeve të karakterit mendor.
Shqetësimet mbi influencën e lojrave të tilla kanë ekzistuar me kohë, por së fundi një vëzhgim në rritje i aspekteve negative të kësaj teknologjie ka bërë që edhe ekspertët e shëndetit ta shohin me sy tjetër.
Përcaktimi i OBSH-së mund të ndihmojë që t’i shtyjë personat e përfshirë që të kërkojnë trajtim apo të inkurajojë më shumë terapistë që të ofrojnë ndihmë të specializuar.