INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Varësia nga interneti mund të jetë për të “maskuar” probleme psikologjike. Rezultatet e studimit... [FOTOVIDEO]

Varësia nga interneti mund të jetë për të “maskuar” probleme psikologjike. Rezultatet e studimit... [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 15:27 21-09-2016

Sipas një studimi të ri, varësia nga interneti është thjesht një  “perde tymi” në çështjet e rënda psikologjike.

Hulumtuesit këmbëngulin se duhet të jenë më vigjilentë në lidhje me mënyrën se si njerëzit ,  veçanërisht adoleshentët,  përdorin internetin , duke kërkuar për shenja të dëshpërimit dhe zemërimit .

Për ta shqyrtuar çështjen, ekipi i psikiatërve monitoruan 254 studentë të viti të parë në Universitetin McMaster në Ontario, Kanada .

Ata kanë përdorur një mjet të quajtur  “ Internet Addiction Test ( IAT )” , e cila u zhvillua në vitin 1998.

Për të llogaritur ndryshimet në mënyrën se si ne përdorim internetin , kërkuesit kanë kryer edhe vlerësimet e tyre të varësisë. Rezultoi se 107 prej tyre ishin të varur nga interneti.

Ata që janë të varur, nuk mund të shkëputeshin nga rrjete sociale dhe e gjenin veten herë duke parë video rastësore apo duke lexuar mesazhe të miqve. Ata gjithashtu e kanë të pamundur të rregullojnë rutinën e tyre të përditshme duke rënë pre e depresionit dhe duke bërë një menaxhim tepër të dobët të kohës së tyre.

 

Shefi i kërkimeve Dr Michael Van Ameringen thotë se më shumë studime po bëhen për të parë  nëse çrregullimet  mendore janë shkaktuar nga varësia e internetit.

Studimi pritet të prezantohet në Vjenë të dielën në Kolegjin Evropian të Neuropsychopharmacologjisë. Ai është cilësuar si një hap i rëndësishëm në kuptimin e sëmundjeve mendore në shekullin e 21 .

Dr Jan Buitelaar , një profesor i psikiatrisë në Universitetin Radboud Nijmegen Medical Center Holland , ka thënë për  HealthDay : " Përdorimi i tepruar i internetit është një fenomen i pakuptueshëm që mund të fshehë psikopatologjia”. 

Article Logic
Execution time: 0.0032749176025391