INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Varësia nga kumari.  700 mijë të mitur ‘pre’ e  lojërave të fatit

Varësia nga kumari. 700 mijë të mitur ‘pre’ e lojërave të fatit

Publikuar më: 10:31 19-10-2018

Një studim i kryer në Itali ngre alarmin për rrezikun që u kanoset të miturve nga lojërat e fatit. Nxënësit e shkollave, kryesisht djemtë po praktikojnë bastet sportive dhe lotaritë. Mosha e fillimit të lojërave të fatit, është një faktor i rëndësishëm rreziku. Të dhënat e studimit epidemiologjik për lojërat e fatit të publikuar nga Instituti Superior i Shëndetit, në bashkëpunim me "Explore" treguan se djemtë fillojnë të luajnë qysh në moshën 9- vjeçare. Përqindja e atyre që filluan të luajnë midis moshës 9 dhe 12 vjeç po rritet duke rrezikuar që ata të kthehen në lojtarë problematikë. Kurioziteti dhe argëtimi mbeten motivet kryesore që i bëjnë ata të luajnë . Edhe pse këto lojëra janë të ndaluar për të miturit, ka rezultuar se rreth 700 mijë të rinj nga 14 deri në 17 vjeç, të cilët kanë luajtur së paku një herë vitin e kaluar. Nga këta, pothuajse 70 mijë janë lojtarë problematikë.
Studimi zbuloi se 18 milionë italianë të rritur (një në tre) kanë luajtur të paktën një herë me lojërat e fatit në vitin e kaluar. Nga këta më shumë se 13 milionë luajnë në mënyrë "sociale", dy milionë kanë një profil me rrezik të ulët, një milion e 400 mijë njerëz paraqesin një rrezik të moderuar ndërsa një milion e gjysmë janë lojtarë problematikë. Të dhënat treguan se mbi 3 milion persona të moshës mbi 65-vjeç, si burra dhe gra luajnë kumar. Nga këta, 2 për qind janë lojtarë problematikë. Ata preferojnë lotaritë dhe luajnë kryesisht në tabaka ose në bar.
"Është studimi më i madh i kryer ndonjëherë në Itali - thotë Walter Ricciardi, president i Institutit të Shëndetit. Studimi tregoi se kjo dukuri është përhapur në Jug dhe në Ishujt Italisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494