INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Varësia nga teknologjia. Luante deri në 10 orë në ditë me video-lojëra, 9-vjeçarja futet në terapi intensive

Varësia nga teknologjia. Luante deri në 10 orë në ditë me video-lojëra, 9-vjeçarja futet në terapi intensive

Publikuar më: 10:01 11-06-2018

Një vajzë 9-vjeçare, e cila luante deri në 10 orë në ditë me video-lojëra tani është në terapi intensive për të luftuar varësinë e saj. E lodhur nga të gjitha sesionet e natës, ajo flinte gjumë në shkollë. Madje ajo nxori jashtë babain e saj kur ai u përpoq të konfiskonte komandën e saj të lojërave të Xbox. "Daily Mail" sjell historinë e vajzës që u bë e varur nga tekonologjia.  "Nuk kishim idenë, kur e linim të luante lojën për natyrën e varësisë apo ndikimin që ajo mund të ketë në shëndetin e saj mendor. Burri im e pa dritën e dhomës së saj ndezur gjatë natës dhe e gjeti atë të ulur në një jastëk të mbushur me urinë ndërsa ajo luante. Ajo ishte aq e lidhur me lojën sa që nuk mund të shkonte as në tualet"-tregoi nëna e vajzës. Prindërit e vajzës i blenë Xbox atë në janar dhe ajo shkarkoi shumë shpejt lojën “Fornite” e reklamuar nga shumë të famshëm. Vetëm dy muaj më vonë ata u shqetësuan për sjelljen e saj pasi drejtori i shkollës kërkoi të fliste me ta për notat e saj të dobëta dhe për faktin se ajo flinte gjumë në mësim. Më parë një sportiste e mprehtë, vajza filloi duke thënë se ishte shumë e lodhur për të bërë kurse në palestër apo në balet dhe shmangu shkuarjen në kishë të dielën me familjen e saj. Prindërit e saj gjithashtu vunë re se pagesat arrinin më shumë se 50 paund në muaj. Ato i paguheshin Microsoftit nga karta e tyre e kreditit. Kur ata u përballën me vajzën e tyre, ajo tha se kishte paguar ekstra për lojën ‘”Fortnite”.

loja_ne_internet.jpg

Këto blerje në lojë ndihmojnë në rritjen e performancës. Ata u përpoqën të konfiskonin Xbox, por ajo u përplas me babain e saj. Por pasi babai i saj e gjeti atë duke luajtur natën, ajo rrëfeu për varësinë e saj. Duke qarë vajza tregou se luante natën, ndërsa ata ishin në gjumë, ndonjëherë edhe deri në orën 5:00 të mëngjesit. Në një përpjekje për të ndihmuar vajzën e tyre, prindërit e saj kontaktuan një këshilltar të varësisë i cili pranoi ti ofronte seanca psikoterapike. Fëmija tani po punon për ta rikthyer jetën në rrugën e duhur. Por ekspertët druajnë se shumë fëmijë janë në rrezik të zhvillimit të problemeve të shëndetit mendor si rezultat i mbivlerësimit të lojërave të dhunshme dhe problematike. Formati më i popullarizuar i “Fortnite” është “Battle Royale” në të cilën 100 lojtarë luftojnë me njëri-tjetrin derisa të mbetet vetëm një. Dhe lojtarët profesionistë po bëjnë deri në 500 mijë paund në muaj nga transmetimi i drejtpërdrejtë i ndeshjeve të tyre për fëmijët e varur. Sekretari i Kulturës në Angli, Matt Hancock, ka paralajmëruar se varësia nga lojërat online mund të kenë një ndikim të dëmshëm tek fëmijët.

Article Logic
Execution time: 0.0039989948272705