Është cilësuar si sëmundja e të ardhmes ku më të varur nga interneti rezultojnë të rinjtë. Veç dëshirës së madhe që të qëndrojnë gjatë nëpër rrjete sociale, frika nga varësia, që dëmton shëndetin mendor apo dhe ndaj hakerave ekziston. Disa të rinj kanë treguar për IN tv raste konkrete, ku ju janë vjedhur të dhënat personale.
'Shoqes sime i kanë marë instagramin’ pohon një e re, ndërkohë të tjerë thonë se:
‘’ Po problem është se cënohen të dhënat bankare, ato private’’
Por ka edhe të rinj që janë më të ndërgjegjshëm dhe e kanë një recete se si mund të shpëtojnë nga kurthet virtuale. Ndërsa të tjerë nuk duan t’ia dinë dhe thonë se nuk ndjehen të rrezikuar.
‘E përdor shumë pak internetin’ thotë një tjetër i ri.