INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Varfëri ekstreme, familjet në veri të Shqipërisë jetojnë në ish-kampin e internimit [FOTO]

Varfëri ekstreme, familjet në veri të Shqipërisë jetojnë në ish-kampin e internimit [FOTO]

Publikuar më: 12:21 06-04-2017

Gjatë periudhës komuniste kampet e regjimit për njerëzit nënkuptonte fundin e tyre, ndërsa sot banorët e varfër nga veriu e kanë zgjedhur ato si strehë për të vazhduar jetën.
Sipas një publikimi të Eurostat shqipëria vijon të jetë ende vendi më i varfër në Evropë. Referuar këtij raporti Shqipëria është shumë më poshtë se mesatarja evropiane.

Situata e varfërisë është më e rëndë në zonat malore të Shqipërisë. Sipas statistikave zyrtare të INSTAT për vitin 2012, 15,3% e popullsisë së zonave malore jetojnë në varfëri, ndërsa 1,3% në varfëri ekstreme. Ndërkohë që në rang kombëtar 14,3% jetojnë në varfëri, ndërsa 2,2% e popullsisë së Shqipërisë jeton në varfëri ekstreme.

73 vjeçari Preng Sherri, përpiqet të rregullojë tualetin e tij në shtëpinë pothuajse të shkatërruar. Në fillim të viteve 90’ kolapsi i fermave dhe i kompanive shtetërore, çuan në rritjen e varfërisë. Shumë familje i siguronin të ardhura vetëm nga pjestarët e familjes që punonin jashtë vendit.

varferii.jpg

Dile Sherri ,74 vjeç, ndjez zjarrin në shtëpinë e saj. Ajo thotë se shpresat e tyre për një jetë më të mirë kanë marrë fund dhe e konsiderojnë veten sikur jetojnë ende në një kamp internimi, të papunë dhe me shumë vështirësi arrijnë t'ia dalin deri në fund të muajit.

varferiii.jpg

varferiiiiii.jpg

varferiiii.jpg

 

varferi.jpgekonomi_varferi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035479068756104