INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Varfëria, shqiptarët e shohin të zymtë të ardhmen! Më të pasigurtit në rajon...

Varfëria, shqiptarët e shohin të zymtë të ardhmen! Më të pasigurtit në rajon...

Publikuar më: 09:56 13-07-2018

Shqiptarët ndjehen më të pasigurt në lidhje me situatën ekonomike se banorët e tjerë të rajonit. Ata kanë frikë se në të ardhmen mund të varfërohen edhe më shumë. Po kështu ndihen edhe më të përjashtuarit nga shoqëria për shkak të situatës së tyre ekonomike. Të dhënat kanë dalë nga një raport i Këshillit të Europës, për 2017. Atyre ju drejtuan disa pyetje si: Disa njerëz ju shohin si inferior për shkak të situatës tuaj me të ardhurat? Mendoni se rrezikoni të bini në varfëri?
Dhe 33% e të anketuarve shqiptarë kanë pohuar, që kanë frikë se mund të varfërohen dhe më shumë dhe kjo është përqindja më e lartë në rajon dhe shumë më e lartë sesa mesatarja rajonale prej 24%. Në Maqedoni është disi më e zbutur 27%, më pas renditen kosovarët, malazezët, serbët dhe në fund pra paraqiten më mirë boshjakët. Ndërsa 1 e 3 e banorëve të Shqipërisë mendon se janë të varfër, që tani dhe akoma më të zymtë e shohin të ardhmen.
Në Shqipëri, sa më i varfër të jesh aq më shumë nuk të afron shoqëria. 17% e të anketuarve shqiptarë pohojnë se ndihen të përjashtuar nga shoqëria dhe për këtë fenomen jemi më keq në rajon, kur mesatarja është 10% e totalit të të anketuarve.
Shqiptarët kanë shfaqur pasiguri dhe për vendet e punës, pasi 31% thonë se nuk e dinë a do jenë në të njëjtën punë 12 muajt e ardhshëm dhe në këtë pikë kemi sërisht përqindjen më të lartë në rajon.

Article Logic
Execution time: 0.0042898654937744