INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Varja e vajzës nga Memaliaj, dyshime se e nxiti i ati…

Varja e vajzës nga Memaliaj, dyshime se e nxiti i ati…

Publikuar më: 11:47 08-06-2016

B. Aliaj 15 vjeçarja që u var në litar të martën në kasolle mendohet se është nxitur nga sjellja e të atit. Adoleshentja thonë shoqet e saj prej kohësh nuk lejohej të ndiqte shkollën nga babai. Madje ai dontë ta largonte përfundimisht nga shkolla. Sipas shoqeve i ati donte, që ajo të dilte me bagëti dhe të mos arsimohej.
Mbase kjo është arsyeja shkruan Panorama, që 15 vjeçaria, mori një litar dhe shkoi në kasollen e bagëtive, ku vari tragjikisht veten.
Ajo prej disa ditësh nuk komunikonte me askënd dhe qëndronte e mbyllur në shtëpi.
Policia ka sekuestruar telefonin e vajzës dhe po merr dëshminë e babait të saj. Mësohet që Aliaj para vendimit për ti dhënë fund jetës, kishte folur gjatë në telefon me një person, që për arsye hetimi nuk jepen të dhëna se kush mund të ishte dhe se ç’farë lidhje kishte me vajzën.

Article Logic
Execution time: 0.0037281513214111