INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Varrezat greke, PDIU: Ata erdhën si pushtues, të kërkohen tokat

Varrezat greke, PDIU: Ata erdhën si pushtues, të kërkohen tokat

Publikuar më: 18:07 23-01-2018

PDIU dhe Shoqata Çamëria kanë protestuar këtë të martë para Ministrisë së Jashtme për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për gërmimet në Dragot dhe ndërtimin e varrezave memoriale.

Gjatë fjalës së tij kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shpreh se cështjet e pazgjidhura mes dy vendeve duhet të trajtohen me reciprocitet.

Madje ai cilësoi se grekët kanë ardhur në Shqipëri si pushtues.

‘Ushtarët grekë kanë ardhur si pushtues, ulën flamurin shqiptarë vunë tabelat greke. Jemi këtu për t’i kujtuar çdo kujt se shqiptarët e Çamërisë janë gjallë. As të vdekurit nuk do t’i trajtojmë njësoj. Mirë që nuk vlejnë për Kotzias, por nuk mund të lejojmë që të mos vlejnë as për ministrin shqiptar. Thonë që do heqin ligjin e luftës, pala shqiptare duhet të jetë e kujdesshme të kërkojë pronat e kishës ortodokse shqiptare, bektashinjëve dhe tokave të çamëve.’ u shpreh Idrizi.

Qytetarët e pranishëm kanë ndezur qirinj në kujtim të genocidit grek dhe viktimat.

Article Logic
Execution time: 0.0035088062286377