Që reperët janë çuna gangstera, këtë e kemi parë, por që të dalin hapur dhe t’i tregojnë “të gjitha”, rrallë herë ndodh. Ndërsa kur vjen puna tek Varrosi, mesa duket ndryshon puna.
Shpesh herë e kemi parë reperin, si në videoklipet e këngëve të tij ashtu edhe në rrjetet sociale, duke tymosur, lëndë të ndaluara, si për shembull hashash.
Mesa duket kjo gjë nuk i bën përshtypje reperit, madje ai e tregon me krenari edhe emrin e barit që përdor.
Së fundmi reperi ka postuar një Instastory shumë interesante për të gjithë ndjekësit e tij, kësaj radhe na ka prezantuar me një lloj “Bari” të cilin e quan “Wedding cacke”, duke na sqaruar se nuk janë në dasëm por është emri i BARIT.
Gjithsesi jo të gjithë marrim vesh nga këto “punë”, më siguri fotoja e mëposhtme është shumë domethënëse për të gjithë ata që e dinë se për çfarë bëhet fjalë.