Oriola Marashi prej shumë kohësh është bërë pjesë e labelit muzikor OTR dhe shumë shpejt pritet debutimi i saj në skenën muzikore shqiptare. Ajo e ka marrë tashmë “bekimin” e reperave të këtij grupi si Noizy, Varrosi dhe shpesh herë e kemi parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Oriola dhe Varrosi konsiderohen miq të ngushtë, por nuk ia kursejnë komentet dhe deklaratat publike njëri-tjetrit. E kaq mjafton që fansat të aludojnë se Varrosi dhe Oriola janë çift.
Reperi i njohur i labelit OTR feston sot ditëlindjen dhe sigurisht që nuk mund të mungonte një urim nga Oriola. Modelja seksi ka publikuar disa foto në instastory ku shfaqet përkrah tij dhe shkruan që është ditëlindja e Varrosit.
Më pas në një foto të publikuar nga Varrosi në instagram, ku i uron ditëlindjen vetes dhe Oriola shkroi 3 komente me shumë zemra dhe thotë që sot është një ditë e lumtur.