Njëri nga anëtarët e grupit OTR festoi dje ditëlindjen.
Në këtë ditë të veçantë për të, Varrosi (emri i vërtetë i të cilit është Denis) mori urime të shumta, por si gjithmonë, urimet më të veçanta i bën Ermal Mamaqi. Moderatori tashmë ka krijuar shoqëri edhe me Varrosin, madje këtë të fundit e ka të ftuar edhe në emisionin e tij ‘Xing me Ermalin”. “Shpirt i xha Lymit, u bëfsh 00. Urimin tim po e bëj gati në montazh. Del për nja dy orë. Se unë nuk jam ordiner të nxjerr urinime të thjeshta”, i komenton ai reperit.