Gjatë dëgjesës së sotme për çështjen e Teatrit Kombëtarë, aktorët u ndan në dy grupe, pro dhe kundër shembjes.
Një ndër pro shembjes ishte dhe aktori Laert Vasili i cili mendimin e tij vendosi ta përcillte nëpërmjet ironisë.
Ai deklaroi se artistët e kanë më mirë të vdesin nga turbekulozi se sa të pranojnë një teatër të ri.
“Më lër të flas për Teatrin e Ri, ka që 5 vjet më mban shpirtin. Dëgjova shumë gjëra, shqiptarët kanë nevojë për rilindje shpirtërore, e cila nuk mund të krijohet nën tallashet e Musolinit. Nëse dikush nuk sheh dot të ardhmen e Teatrit në një strukturë futuriste atëherë të shohë estetikën e tij. Nuk duam teatër të ri me 30 milion lekë. Duam të rrimë aty, të vuajmë nga turbekulozi. Le të ruajmë etikën artistike. Mos e bëni, na lini të vdesim nga turbekulozi”, tha Vasili.