INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: 77% e shqiptarëve nuk e përballojnë dot dentistin, por kryeministri ka para boll

Vasili: 77% e shqiptarëve nuk e përballojnë dot dentistin, por kryeministri ka para boll

Publikuar më: 12:55 09-08-2018

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të të dhënave se shqiptarët nuk e përballojnë dot shërbimin dentar. Duke ju referuar shifrave të Anketës Europiane të Cilësisë së Jetës, të Komisionit Europian, sipas së cilës 77 për qind e të anketuarve në Shqipëri nuk e përballonin dot dentistin, Vasili drejton gishtin e përgjegjësisë drejt kryeministrit Rama.

Petrit Vasili
77% e shqiptareve nuk e perballojne dot dentistin,por kryeministri po dhe kjo ka rendesi.
Sipas Anketës Europiane të Cilësisë së Jetës, të Komisionit Europian, 77% e të anketuarve shqiptarë u përgjigjen se e kanë shumë të vështirë që të përballojnë shërbimet e përkujdesit dentar. Kjo eshte shifra absolutisht me negative ne Europe. Te gjitha vendet e Ballkanit e kane me te ulet se sa Shqiperia,pra Shqiperia eshte me keq se te gjithe. Kete studim nuk e ka bere opozita shqiptare, por Komisioni Europian. Shendeti i shqiptareve eshte i rrezikuar pasi qindra komplikacione shendetesore shkaktare te semundjeve te renda lidhen drejtpersedrejti me stomatologjine.
Kuptohet qe shkollepakti nuk mer vesh nga keto gjera. Por rendesi ka qe kryeministri i ka fort ne rregull dhembet e tij dhe ka boll para' per t'i mirmbajtur ato brenda dhe sidomos jashte vendit. Edhe ne shpenzimet per Arsimin sic referon Forumi i Ballkanit,Shqiperia eshte absolutisht e fundit ne Ballkan me 3.1%,kur Kosova e ka 4.6% dhe Mali i i Zi 4.5%. Nje pyetje per ta mbyllur: A do te arrije ndonje tregues per te qene ky kryeminister,se per te gjithe treguesit jemi ne fund te Ballkanit se me gjere nuk po kerkojme. Sepse keshtu si e ka zene ky kryeminister do ta perfundoje qeverisjen sic thote populli "ashtu hyri ashtu doli kastravec".

Article Logic
Execution time: 0.0037457942962646