INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: 'Banka Botërore foli, taksat hajdute të qeverisë po rrenojnë qytetarët'

Vasili: 'Banka Botërore foli, taksat hajdute të qeverisë po rrenojnë qytetarët'

Publikuar më: 15:21 22-04-2018

Deputeti i partisë Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook për taksën progresive.
Sipas Vasilit qeveria po e çon vendin drejt një rrënimi financiar.
"Qeveria po e rrokullis vendin drejt një rrënimi financiar te paralajmeruar. vTaksa progresive produkt i mendjeve te çmendura, por dhe hajdute te paskrupull te qeverise po destrukturon vendin nga ana sociale.
Thellimi i varfërisë dhe mbështetja ndaj oligarkisë me te cilën qeveria ndan paratë janë ekstremet tragjike ku kryeministri po zhyt vendin" shprehet deputeti.

Statusi i plotë

Banka Boterore foli,taksat hajdute te qeverise po rrenojne qytetaret.

Qeveria po e rrokullis vendin drejt nje rrenimi financiar te paralajmeruar.Taksa progresive produkt i mendjeve te cmendura, por dhe hajdute te paskrupull te qeverise po destrukturon vendin nga ana sociale.

Thellimi i varferise dhe mbeshtetja ndaj oligarkise me te cilen qeveria ndan parate jane ekstremet tragjike ku kryeministri po zhyt vendin

Banka Boterore thote:

“Vetëm si pasojë e taksave, popullsia shqiptare që jeton me më pak se 4 dollarë në ditë, rritet nga 22.6 për qind në 29.1 për qind”.

Taksa progresive dhe i tere koncepti financiar per shtetin i kesaj qeverie eshte shume armiqesor per te varferit dhe ne sherbim e i nenshtruar ndaj oligarkeve.

Opozita kerkoi uljen e TVSH per artikujt jetike te ushqimeve te shportes nga 20% ne nivelin 5%.

U kerkua nga opozita edhe heqja e TVSH per bisnesin e vogel qe u refuzua eger nga qeveria.

Ja c’thote Banka Boterore:

“Në vende si Kili, Meksika, Rusia dhe Kolumbia sistemi i taksave e ul varfërinë. Ndërsa Shqipëria është një nga vendet ku taksat sjellin rritjen më të lartë të varfërisë,” thuhet në raport.

“Taksat indirekte, veçanërisht Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është ai që shkakton rritjen më të madhe të varfërisë në Shqipëri,”

Perfundimisht i gjithe sistemi financiar qe iu imponua shqiptareve dhunshem prej kesaj qeverie ka deshtuar totalisht.

Belbezitjet demenciale per ekonomine te nje kryeministri te paditur dhe paranojak per pushtetin e tij personal po e shtyjne vendin drejt gremines dhe rrenimit te pandalshem ekonomik e social.

Njerezit e thjeshte jane mberthyer per fyti nga qeveria dhe po ripen ne menyre te pameshirshme me taksa cnjerezore.

Duhen ndalur sot.

Shqiptaret jane pa drejtim ###

Article Logic
Execution time: 0.0058600902557373