INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: Çfarë shkaktojnë ndryshimet në Kodin Penal

Vasili: Çfarë shkaktojnë ndryshimet në Kodin Penal

Publikuar më: 11:25 11-05-2018

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat theksoi se ndryshimet e bëra në Kodin Penal krijojnë hapësira për kriminelët.

Ai kërkoi që të rishikohen ndryshimet dhe të bëhen përcaktimet e reja në kodin penal.

Sipas tij, opinioni publik ndodhet para një denoncimi serioz.

“Integriteti i vendimeve të parlamentit është seriozisht i rrezikuar dhe këto ndryshime duhet të verifikohen nëpërmjet dy rrugëve, një nëpërmjet hetimit parlamentar dhe së dyti prokuroria shqiptare duhet të nisë punën për të zbardhur si qëndron e vërteta.

Duhet të zbardhen, cilat janë praktikat që kanë çuar në miratimin e këtyre kodeve.

LSI është e gatshme të kontribuojë me gjithë forcën e saj politike dhe parlamentare në këtë proces transparent”, tha Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0036458969116211