INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili i LSI, reagon për përgjuesin tek Tahiri, të hetohen të gjithë…

Vasili i LSI, reagon për përgjuesin tek Tahiri, të hetohen të gjithë…

Publikuar më: 14:35 03-06-2016

Pas denoncimit të kreut të Ministrisë së Brendshme, Tahir në lidhje me një përgjues që u gjet në zyrën e tij ka reaguar dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Kryetari i grupit parlamentar, Petrit Vasili tha se kjo ngjarje është tepër e rëndë dhe personat përgjegjës të nxirren para ligjit.
Vasili tha: “Bërja transparente e plotë, zbardhja e përgjegjësisë pa hezitim për këdo do të ishte përgjigjia më e mirë. Hetimi duhet të zbulojë përgjegjësitë e gjithsecilit në një çështje të tillë kaq serioze pa dalluar kërkënd, qoftë ministër, zv/minister apo këdo, pavarësisht nga përkatësia politike që mund të ketë.”
Nga ana tjetër Vasili shtoi se Prokuroria e Përgjithshme duhet t’i shkojë deri në fund çështjes së përgjimeve.
“Besojmë që ky hetim është një hetim që ka një rëndësi të jashtëzakonshme edhe politike edhe shoqërie, për një arsye të qartë për gjithë shqiptarët, pasi është e detyruar të bëjë një hetim të përgjegjshëm. Duke kërkuar ndihmën e ndërkombëtarëve për të zbardhur çështjen e përgjimeve, duke ecur para pa asnjë pengesë, pasi është momenti ku të ndalemi nga paligjmëria.” - tha Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0018861293792725