INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbytjet në det, LSI: Gajasuni me kryeministrin, ai është zero

Mbytjet në det, LSI: Gajasuni me kryeministrin, ai është zero

Publikuar më: 08:40 19-07-2017

Petrit Vasili ka reaguar ashpër për situatën në brigjet shqiptare. Duke akuzuar direkt si përgjegjës kryesor Edi Ramën, Vasili nuk le jashtë as drejtuesin e Agjencisë së Bregdetit. Ndërsa e cilëson tragjike humbjen e jetëve njerëzore, Vasili i ka vënë notën zero kryeministrit Rama.
Petrit Vasili:
“Tragjike mbytjet e qytetarëve në plazhet e Shqipërisë.
Vetëm kryeministrit, këtij që vë nota, nuk i dhemb për qytetarë që humbin jetën në këto plazhe.
Kjo Agjencia e Bregdetit që ka përgjegjësi dhe detyrë ruajtjen e bregdetit dhe qytetarëve që frekuentojnë plazhet, notën e ka zero pas tragjedive që s' kanë të mbaruar dhe pas plazheve të ndotura. Këtë notë ia vënë përditë mijëra qytetarë.
Po këta që marrin zero nuk largohen, njësoj si kryeministri në Trieste edhe ky i agjencisë së bregdetit.
Ndaj gajasuni, por edhe indinjohuni me notat që vë kryeministri zero, që adhuron zeron dhe zeroxhinjtë”.

Article Logic
Execution time: 0.0036308765411377