INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili ironizon Ramën:

Vasili ironizon Ramën: "Kryeministri barcaletë shëtit nëpër bote i veshur si damlla"

Publikuar më: 17:19 29-09-2017

Kryetari i grupit parlamentar i LS-së I, Petrit Vasili ka reaguar pas sulmit që kryeministri Rama bëri sot ndaj inspektorëve, me të cilët u tall edhe për veshjen. Duke e akuzuar Ramën se po bëhet qesharak në llafazanërinë e tij ambulante, Vasili i kujton kryeministrit se i ka pasur vet, tatimet, doganat e institucionet e tjera. Deputeti i LSI-së ka shkuar edhe më tej duke e etiketuar kreun qeverisë si “damlla” që nuk e ka hiçgjë t’i nxijë faqen punonjësve të vendit, kur vetë më veshjen e tij bëhet sensacion në të gjithë botën.
Statusi i Petrit Vasilit
Kryeministri-barcaletë u flet inspektorëve për veshjen...Ky shkollëpakti paska hallin e veshjes së inspektorëve. Humor që të gajas...Ky për vete bën lajm kur vete nëpër bote i veshur si damlla dhe për këtë është bërë njeriu-barcaletë botërore, po për të kjo është normale, bile është edhe qejf i madh, megjithëse Shqipërisë i nxihet faqja për shkak të këtij.
1. Këtë standard karagjozësh dhe shteti karagjoz ka vendosur pa kthim po vetë ky njeriu-barcaletë, ndaj çfarë u kërkon të tjerëve?
2. Sa për përgjegjësinë për biznesin e ka të gjithën po ai, pasi po vetë e ka pasur timonin dhe tepsinë e tatimeve, doganave e gjithçka dhe po ai, duke i përdorur ato, dhunoi bizneset dhe u shkatërroi besimin e tyre. Lajmërojeni shkollëpakun që i ka pasur vetë tatimet, doganat etj. Pasi ky s’di gjë dhe bëhet qesharak në llafazanërinë e tij ambulante.

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166