Kryeministri Edi Rama në “Komunikimin Javor” njoftoi për vendimin që do të ndërmarrë nesër qeveria për krijimin e Task-Forcës Speciale për të luftuar krimin. Mirëpo pas këtij njoftimi ka ardhur menjëherë reagimi i Petrit Vasili i cili ka përdorur nota të larta ironike në statusin e tij të postuar në Facebook.
Postimi i plotë i Vasilit:
Kryeministri i krimit të organizuar do luftojë krimin e organizuar??
Kryeministri na tha se qeveria do miratoka Task Forcë në policinë e shtetit për të luftuar krimin e organizuar.
Kryeministri i krimit të organizuar qeveritar do luftoka krimin e organizuar ha ha ha. Gajasje e madhe shumë.
Megjithatë një meritë duhet t’ja njohim shkollëpakut që gënjen me seriozitet dhe nuk qesh.
Duhet Task Forcë popullore që të largojë kryeministrin që i tha policisë hidhni kapelet bëni vota për rilindjen dhe u përqafua me kriminelët dhe trafikantët.