INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: Jemi forcë e parë me 25 qershor, do të hapim 100 mijë vende pune

Vasili: Jemi forcë e parë me 25 qershor, do të hapim 100 mijë vende pune

Publikuar më: 18:54 22-06-2017

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar pasditen e sotme takimin përmbyllës elektoral me mbështetësit në Durrës. Kur edhe dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, kreu i kësaj force politike, Petrit Vasili, teksa u ka kërkuar votave durrsakëve, ka premtuar ulje të taksave për biznesin dhe 100 mijë vende pune për të rinjtë. Vasili u shpreh prioritet për LSI përbëjnë edhe turizmi dhe bujqësia.

“Do të zhvillojmë një turizëm që nuk dëmton dhe nuk betonizon. Turizmi është kryefjala jonë dhe bashkë me të do të zhvillohet edhe bujqësia. Fermeri do të ketë TVSH mbi produktin e tij 0. Fermeri më në fund do të punojë për veten e tij dhe do të krijojë vende të reja pune. Secili  njeri i thjeshtë do të ketë shpresë me këtë plan, ndërsa tepsitë dhe dosjet bosh ua lëmë atyre që do të ikin në 25 qershor. Me ne në krye, do të hapen 100 mijë vende pune me planin tonë serioz.” tha Petrit Vasili.

Sakaq, ai nuk ka kursyer akuzat ndaj kreut të Qeverisë.

“Jemi forcë e parë më 25 qershor. LSI ka një plan për Shqipërinë. Ne do të krijojmë 100 mijë vende pune për të rinjtë. Ju nuk do të zhvateni më për xhepat e oligarkëve”, tha Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127