INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

VIDEO/ Vasili: Jo thjesht reformë, dekriminalizim në futboll

Publikuar më: 10:26 10-05-2016

“Në futboll nuk është koha thjesht për reforma, por për dekriminalizim”. Ky reagim merr një tjetër peshë kur vjen nga Petrit Vasili, numri dy i LSI-së. Në ditët kur futbolli shqiptar i është rikthyer pasionit të dhunës ekstreme në të gjitha nivelet, Vasili i njohur dhe si tifoz i Tiranës, tregon se “tifozllëku”, është një nga pikat e pakta që e ndan me Ilir Metën .

Petrit Vasili nuk është një politikan si gjithë të tjerët. Ky fakt është harruar disi nga koha kur ishte Ministër Shëndetësie dhe fliste apo konkretizonte reforma në këtë sektor, tani është spikatur më shumë sepse vëmendja e gazetarëve për zëra kritikë brenda mazhorancës është gjithnjë në maksimum. Për të pjesën dërrmuese të politikanëve është më e lehtë të ngrenë zërin kur janë në opozitë, Vasili ka marrë rolin e “opozitarit” i brendshëm i kësaj mazhorance. Këtë pozicion ai vetë e ka sqaruar gjatë intervistës së dhënë në emisionin 3jat në In TV një prej themeluesve të LSI-së, aktualisht Sekretar i Përgjithshëm e ka ende pikë të dobët sektorin e shëndetësisë. Po si i përmbledh ai këto reforma: “Kur nuk ke bukë, nuk mund të blesh tortë”, sipas ish ministrit të shëndetësisë. Sipas tij, LSI ka një rol të rëndësishëm në funksionimin e politikës shqiptare, e themelimi i saj solli dhe industrializimin politik në vend.

Deklaratat kryesore i sjell video e shkëputur nga intervista.

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822