INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili komenton raportin e OSBE: 30 qershori ra, në këmbë ditë e natë për të...

Vasili komenton raportin e OSBE: 30 qershori ra, në këmbë ditë e natë për të...

Publikuar më: 09:11 05-09-2019

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar raportin e OSBE/ODIHR për votimet e 30 qershorit. Ai e quan 30 qershorin të rënë dhe thotë se opozita duhet të hedhë hapin final, largimin e Edi Ramës. “OSBE foli, 30 qershori ra, tani përpara të shpëtojmë vendin. Shqipëria nuk ka më asnjë minutë kohë për të humbur me këtë tufë banditësh që kanë rrëmbyer qeverisjen e vendit. Raporti i OSBE-ODIHR i vuri vulën e zezë votimeve moniste kriminale të 30 qershorit. Ështe misioni i çdo qytetari dhe opozitës që të jenë në këmbë ditë e natë për të shpëtuar vendin. Maskarenjtë që kërcënojnë qytetarët me vendin e punës dhe deri edhe heqjen e ndihmës sociale janë një turp që duhet shkulur me rrenjë”, shkruan ai në rrjetin social Facebook.

Sipas Vasilit, qeveria e Ramës e ka kthyer vendin edhe më prapa se vitet ’90. “Nuk mundet më që të lihet Shqipëria në duart e një sharlatani politik si Edi Rama, i cili shkatërroi imazhin dhe rrënoi ekonominë e vendit. Gjithë bota tashmë e di që Shqipëria është zaptuar nga një klikë horrash të cilët e kthyen vendin më mbrapa se sa edhe monizmi i para viteve ‘90”, vijon Vasili.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043511390686035