INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: Konsensusi “bashkon” koalicionin Rama - Meta

Vasili: Konsensusi “bashkon” koalicionin Rama - Meta

Publikuar më: 11:23 22-07-2016

Vetëm pak orë pas miratimit me 140 vota të ndryshimeve kushtetuese, LSI thotë se ky vendim ka future shqipërinë në një re. Në një prononcim për mediat, Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili tha se  se 140 votat pro miratimit të reformës në drejtësi ishte prova se konsensusi bashkon më shumë koalicionin.
Petrit Vasili:
“Dje parlamenti shqiptar realizoi një votim unikal qoftë në historinë e tij, qoftë në historinë e pluralizmit shqiptar. Një produkt i një konsensusi patriotik dhe historik. Një konsensus që bashkoi shqiptarët, i bëri të ndihen më të sigurt në vendin e tyre. I bëri të ndihen më mirë në një Atdhe që drejtohet nga një politikë që tregoi maturi për çështje madhore. Konsensusi nuk besoj se rrëzon koalicione sepse besoj se konsensusi nuk është një ditë ndarje por bashkimi. Ne kemi votuar të 140 deputetët për reformën në drejtësi ku të gjithë votat e përbashkëta, PS dhe LSI kanë qenë në atë sallë. Edhe këtu ka një provë si mund të sillesh në mënyrë të përgjegjshme jashtë çdo lloj llogarie të vogël”.

Article Logic
Execution time: 0.0036067962646484