INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: Kryeministri i “paturp” bashkëjeton me dogën

Vasili: Kryeministri i “paturp” bashkëjeton me dogën

Publikuar më: 15:00 07-09-2017

Kreu i grupit kuvendor të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Rama, i cili deklaroi se brenda këtij viti do të asgjesojë kanabisit në këtë vend. Nëpërmjet një statusi në facebook, Vasili thotë se kryeministri mashtron klidhur me asgjesimin e lëndëve narkotike në vend, ndërsa thekson se Rama bashkëton me situatën kriminale dhe rrënimin ekonomik.
Petrit Vasili:
“Kryeministri nuk lodhet së gënjyeri për drogën.
Kryeministri deklaronte qindra herë më parë, pa u skuqur hiç, që kishte asgjësuar 99% të drogës. Sot, Kryeministri tha që droga do të vazhdojë, por brenda vitit do zhdukë drogën?! Drejtori i Policisë thotë nuk e kapim drogën se nuk punojnë radarët, ndërsa Ministria e Mbrojtjes thotë që radarët punojnë. Ky kryeministër, që drejton këtë anti-qeveri që vetëm mashtron, jo vetëm popullin por edhe veten, e bën këtë që ta inkurajoje drogën të vazhdojë, kriminalitetin që të ndjehet i pa shqetësuar dhe që policia të jetë pjesë dhe jo në luftë pa kompromis me këtë situatë tepër të rëndë. Kryeministri vegjeton e bashkëjeton me situatën kriminale dhe rrënimin ekonomik. Mashtrimi, linjë sjelljeje dhe veprimi e kryeministrit. Ka mungesë totale të rezultateve të qeverisë, por edhe vizionit të pamundur të kryeministrit, për shkak të shkollëpakësisë së tij proverbiale.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035228729248047