INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: Kryeministri iku, turp! Shqiptarë merrni në dorë fatet tuaja

Vasili: Kryeministri iku, turp! Shqiptarë merrni në dorë fatet tuaja

Publikuar më: 09:32 23-09-2019

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Intergim Petrit Vasili, ka reaguar për rinisjen e vizitës së kryeministrit Edi Rama në SHBA.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Vasili shkruan se kryeministri braktisi vendin në kulmin e emergjencës civile që shkaktoi tërmeti i dy ditëve më parë.

Ndër të tjera në reagimin e tij Vasili thekson se në vend që të ishte në krye të emergjencave kombëtare, Edi Rama iku dhe la vendin në baltë në momentin më të rëndë.

“Kryeministri ja mbathi!,iku iku? Turp,turp,turp.

Dje në darkë në ora 22.30, pas një “vizite”,sa për të shplarë gojën, prej rreth 20 orësh në Shqipëri, Edi Rama braktis vendin.

Edi Rama largohet në kulmin e emergjences civile që shkaktoi tërmeti 7.5 ballë.

Në vend të shpallte Emergjencen civile dhe të qëndronte në krye të situatës Edi Rama bëri show lart e poshtë në ERTV dhe të gjithë mediat pa dinjitet që pranojnë të trasmetojnë me siglën ereqelbur te tij.

Edi Rama iku,iku dhe la vendin në baltë në momentin më të rëndë,e la Shqiperinë në duart e shtetit të shkaterruar dhe të paaftë që u ka lënë shqiptarëve në kurriz.
Shqiptarë merrni në dorë fatet tuaja pasi Shqipëria është pa kryeminister, pa qeveri, pa shtet,pa parlament ka thjesht dhe vetëm një bande grabitqarësh puthadoresh të krimit dhe karagjozesh televizive" shkruan Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0034129619598389