INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: “Kryeministri vazhon romantizmin e tij veror, Shqipëria në bilanc lufte”

Vasili: “Kryeministri vazhon romantizmin e tij veror, Shqipëria në bilanc lufte”

Publikuar më: 17:22 05-08-2017

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka akuzuar kryeministrin e Edi Rama se po nuk do t'ia dijë për atë që po ndodh në vend. Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se vendi po digjet dhe numri i personave që humbasin jetën çdo ditë në Shqipëri është si bilanc lufte, ndërkohë që kryeministri bën pushimet verore i pa shqetësuar.

Statusi i Petrit Vasilit
Flakë në kodrat e Ardenicës. Një 13-vjeçar humb jetën duke u mbytur në Velipojë pak çaste më parë. Vera më e rëndë për shqiptarët. Bilanc i rëndë lufte: tragjedia e të mbyturve në plazhet shqiptare nuk ka të sosur dhe zjarret po shkretojnë vendin dhe pasuritë e qytetarëve. Të gjithë qytetarët janë në ankth dhe dëshpërim të thellë për vendin. Vetëm kryeministri është i qetë dhe i pa shqetësuar hiç në romantizmin e tij veror dhe nuk shpenzon asnjë fjalë, as për qokë, e jo më për drejtim shteti. S'na mbetet gjë tjetër veçse t'i urojmë pushime të mbara. Ç'lidhje ka ai në fund të fundit me këtë vend? Turist është. Iku dikur, erdhi, do iki prapë dhe hallet akoma më të mëdha do t'ua lerë shqiptarëve pa u zgjidhur asnjërën. Të tjerat... do t'i marrë me vete.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034639835357666