INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili kundër Sorecas: Duhet ta shohi dështimin e reformës në drejtësi siç bëjnë 83% e shqiptarëve

Vasili kundër Sorecas: Duhet ta shohi dështimin e reformës në drejtësi siç bëjnë 83% e shqiptarëve

Publikuar më: 09:03 14-08-2019

Petrit Vasili, ish kreu i grupit Parlamentar të LSI, pas deklaratës së djeshme të ambasadorit të BE-së se reforma në drejtësi është perla e Shqipërisë, ka reaguar ashpër.

“Reforma që shohin të gjithë shqiptarët është shndërruar në një kapje dhe dështim që s’ka nevojë për ndonjë shkollë të madhe për tu kuptuar edhe nga shqiptari më i fundit”, thotë Vasili, i cili rendit edhe disa dështime, sipas tij, të sistemit gjyqësor pas miratimit të reformës.

Vasili kërkon nga Soreca që ta shosh në sy “dështimin e e drejtësisë ashtu si bëjnë mbi 83% e shqiptarëve që nuk besojnë më tek ajo”, sepse, sipas tij, “kjo lloj perle po bën të lulëzojë krimi, droga korrupsioni dhe paratë e pista dhe po e lë Shqipërinë jashtë BE.”

Nëse nuk ka një reflektim në këtë drejtim, Vasili thotë se “na bie që ne të mbajmë perlën dhe derën e Europës ta kemi të mbyllur përgjithmonë përpara fytyre.”

“Por unë dua te besoj që ju nuk jeni dhe nuk paguheni këtu për këtë”, mbyll reagimin përfaqësuesi i LSI.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033130645751953