Nuk reshtin sulmet mes PD dhe LSI.
Tashmë duket se është radha e kryetarit të ri të LSI, Petrit Vasilit, i cili ka lëshuar akuza të forta kundër kryeopozitarit Basha. I ftuar për t’ju përgjigjur pyetjeve të Nisida Tufës në emisionin “Kjo Javë”, ai ka rrëfyer se di shumë të vërteta për liderin e opozitës, por nuk ka ndërmend të flasë pasi këto të vërteta nuk e lartësojnë. Madje, sipas Vasilit, e ulin më shumë se niveli i një SHPK-je, siç e konsideroi Basha më parë LSI-në. Ndër të tjera, lapsi.al ka shkëputur këto fjalë të tij:
“Unë di të vërteta për zotin Basha. Nuk kam ndërmend të flas sepse janë të vërteta që unë i di. Ato nuk e lartësojnë, por e ulin më shumë se niveli i një SHPK-je. Kur sulmon LSI ndoshta Basha ka ndër mend SHPK-në e Rrugës së Kombit ku grabiti 250 milionë euro. Mban mend bashkinë ku grabiste edhe kanaçet e atyre që i mblidhnin nëpër koshat e plehrave. E mbani mend dhe ju siç e mbaj mend dhe unë se e kam votuar për kryetar bashkie”.