INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili :LSI do votojë kundër ligjeve që do shqyrtohen të enjten në Kuvend

Vasili :LSI do votojë kundër ligjeve që do shqyrtohen të enjten në Kuvend

Publikuar më: 17:01 26-09-2017

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, pas mbledhjes se grupit parlamentar deklaroi publikisht votën kundër, të partisë politike që përfaqëson, për çështjet që do të shqyrtohen në seancën parlamentare të së enjtes. Një nga pikat për të cilën do të votojë kundër LSI është edhe akti normativ për buxhetin

Vasili bëri të ditur se LSI-ja do të propozojë disa amendamente për organet e Vettingut dhe për këtë kërkoi edhe votën e mazhorancës.
Petrit Vasili
Krijimi i organeve të reja të vettingut, është proces për të cilin është punuar shumë. Ne nuk mund të pajtohemi me shkurtimet drastike që qeveria i ka bërë në mënyrë krejtësisht të paaresyeshme dhe me qëllim bllokimi të këtij procesi. Kemi vendosur të paraqesim amendamente që reflektojnë pikë për pikë ato kërkesa që vetë këto instutucione kanë bërë për fonde dhe personel për të siguruar funksionimin normal të tyre. Ne do ti paraqesim këto amendamente të cilat shpresojmë shumë që qeveria të reflektojë dhe maxhoranca t’i votojë, pasi nuk do të jenë asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa propozime që këto organe të Vettingut te funksionojne normalisht amentamente dhe t’i votojë.
Vasili gjithashtu deklaroi votën pro të deputetëve të LSI-së për dekretin e Presidentit Nishani që kthen ligjin e mbetjeve dhe ndalon importin e tyre në Shqipëri.
Petrit Vasili
Një çështje tjetër e rëndësishme është ajo për dekretet e Presidentit të Republikës. Këkresa e bërë nga PS për tërheqje nga ky ligj ishte jolegjitime, nuk mund të tërhiqeshin nga një pr/ligj i votuar në sallën e Parlamentit. Rruga e vetme ishte votimi pro dekretit të Presidentit dhe detyron atë të mos ketë import të mbetjeve. Komisioni i veprimtarive prodhuese e ka mbajtur të bllokuar, nga ky presion i madh u votua pro dekreteve. Ne do votojmë pro dekreteve të presidentit që detyrojnë kthimin pas të ligjit dhe ndalimin e importit të mbetjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0033981800079346