Basha ka intensifikuar zërin ndaj LSI, e menjëhershme ka qenë përgjigja e Petrit Vasilit.
Ndërkohë që kryeopozitari ka akuzuar LSI si “SHPK-ja që do të marrë fund” në takimin e tij në Krujë, kundërpërgjigja e kreut të saj ka ardhur në faqen e tij zyrtare në Facebook. Vasili e cilëson Bashën si një “mosmirënjohës ndaj Berishës dhe Metës që ka hequr dorë nga objektivi për kryeministër”. Ai ka vazhduar më tej duke thënë se dinte shumë “të vërteta të shpk-ve të tij nga takime të rëndësishme”, por tha se nuk do t’u përgjigjet në respekt të demokratëve, por edhe për faktin që “kandidati tjetër nuk poi a fishkëllen shumë”. Megjithatë, në fund lëshoi një sfidë, duke e ftuar të përballet me të në takim në shesh, debat televiziv ose ku të dojë vetë Basha.