INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: “Maxhoranca e ka kryeministrin e ri, le të çlirohet nga Rama”

Vasili: “Maxhoranca e ka kryeministrin e ri, le të çlirohet nga Rama”

Publikuar më: 16:29 29-07-2017

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot ndaj qëndrimeve të maxhorancës për rolin e opozitës së re të vendit. Në një postim në Faebook, Vasili akuzon pozitën se po u tregon përralla qytetarëve duke bërë dëgjesa në facebook ndërsa flet edhe për faktin se “maxhoranca e ka tani një kryeministër të ri”. Ish-kreu i LSI thotë se ajo duhet të lirohet nga Rama.
Postimi i plotë i Vasilit në Facebook:
Këta të qeverisë duan t’u bëjmë opozitë , t’ ua japim edhe zgjidhjet edhe ti zbatojmë po ne, ndërsa këta vetëm do t’i bien legenit me facebook e me dëgjesa.
Këto përrallat e këtyre të maxhorancës kanë tre emra:
1.Parazitizëm shtetëror,
2.Agjitacion e propagandë
3 Impotencë për t’u dalë zot punëve
Tani kryeministri i vërtetë erdhi, ai po e bën helaq me të drejtë kryeministrin Rama nëpër dëgjesa, pasi i ka bërë punët për dreq. Maxhoranca e ka kryeministrin e ri dhe le të çlirohet nga Rama, që i paska nxirë faqen, le të mos ta bëjnë këtë vetëm ata që po presin e po shtërzojnë për t’u bërë ministra”

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328