Palmat në autostradën Tiranë Kashar nga mbikalimi i Kamzës deri tek ai në Kashar do të zëvendësohen me pisha. Por lidhur me këtë lajm ka reaguar kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili në një postim në rrjetin social facebook.
Ai shprehet se qindra milionë lekë palma në autostradën Tiranë Kasar u thanë, iu vodhën njerëzve të thjeshtë. Ndërsa sot sipas tij po na kërkohet 2.5 milionë euro për të zëvendësuar palmat e thara me pisha.
Statusi i plotë
Kryeministri ropi parate e palmave ne autostrade, tani do rjepe te pishave. Sa turp!
Qindra milion leke palma ne autostraden Tirane -Kashar u thane,u asgjesuan,ju vodhen njerezve te thjeshte.
Specialiste,media,shoqeri civile,politikane e argumentuan teresisht qe kjo eshte vjedhje e ndyre diten per diell.
Kryeministri i kazanit te trafikanteve i mbrojti fort palmat, me pasion prej trafikanti dhe me humor prej gastori te decerebruar.
Sot na kerkojne 2.5 milion euro te tjera per te zevendesuar palmat e thara me pisha.
A ka turp ky kryeminister? Apo e ha turpin me buke boll qe te rjepe parate e pishave sic ropi parate e palmave.
Ky eshte mizerabiliteti i hajduterise dhe rrenimi qe vjen prej padijes,ky i ka te dyja.