INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: Ndodhemi përpara një piramide financiare të frikshme, përballja në shesh

Vasili: Ndodhemi përpara një piramide financiare të frikshme, përballja në shesh

Publikuar më: 12:59 10-11-2018
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili foli për një gjendje katastrofike të ekonomisë. Në një deklaratë për mediat, ai tha se shkaktari i kësaj gjendjeje të rëndë ku ndodhen financat shqiptare është qeveria. Vasili shtoi se për këtë gjendje opozita nuk do të heshtë, ndërsa sipas tij mënyra e përballjes është ajo në shesh. “Dita për t’u përballur drejtpërsëdrejt me këtë katastrofë është sot. Shqipëria sot ndodhet për shkak të një qeverie piramidë, përpara një piramide financiare të përmasave të frikshme, ndërkohë që organet e drejtësisë shqiptare të cilat duhet të ishin ato në krye të hetimit, që të kryejnë në emër të popullit këtë hetim të thelluar dhe nxjerrjen e këtyre puçistëve ekonomiko-politikë përpara drejtësisë, nuk mbetet asgjë tjetër dhe është e vetmja mënyrë zgjidhje që populli vetë të përballet në shesh të hapur, ballazi, në të drejtën e tij, në të drejtën e mbrojtjes së interesave të veta ekonomike, të interesave të veta shoqërore, të cilat janë të kërcënuar përpara një grupi aventurierësh kriminelë, të cilët kanë planifikuar që të mbushin torbat e tyre me para, të largohen nga vendi në momentin e katastrofës dhe rrënimin dhe mjerimin ekonomik t’ja u lënë shqiptarëve mbi kurriz, për ta vuajtur me dekada e dekada të tëra ata dhe fëmijët e tyre”, theksoi kreu i grupit parlamentar të LSI-së. 
A po paralajmëron Vasili një protestë? Kjo ende nuk mund të thuhet me siguri pasi partitë kanë nisur dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0015997886657715