INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili në Komitetin Drejtues të LSI: Më në fund kemi një kryetar shteti që e ka derën e hapur për çdo shqiptar

Vasili në Komitetin Drejtues të LSI: Më në fund kemi një kryetar shteti që e ka derën e hapur për çdo shqiptar

Publikuar më: 10:41 30-04-2017

Zëvendëskryetari i LSI, gjatë fjalës në Komitetin Drejtues të kësaj force politike, ka komentuar aktualitetin politik si dhe zgjedhjen e Ilir Metës president. Vasili u shpreh se largimi i Metës si drejtues i LSI dhe zgjedhja e tij si president është një sakrificë që bën kjo lëvizje politike. Petrit Vasili u shpreh se gjeja kryesore që Meta u ka mesuar është që të mos ketë armiqësi me njëri-tjetrin.

“Nuk mund të ishim të lumtur tja dhuronim kryetrarin e LSI zgjidhjes poltike, por ne jemi mësuar të sakrifikojmë për vendin, ndërsa të tjerët jo. Pozicioni i kryetarit të shtetit do jetë vërtet kryetari i shtetit, pasi do jetë i gjithë shqiptarëve. Më në fund kemi një kryetar që ka qetësinë e duhur dhe ka derën e hapur për çdo shqiptar. Për LSI do bindim të gjithë për të krijuar atë Shqipërinë që duam, pra duke eliminuar armiqësitë. Gjeja kryesore që na ka mësuar Meta është të mos armiqësohemi me njëri-tjetrin. Objektivi ynë është që të jemi forcë e parë në zgjedhet e ardhshme”-tha Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0026078224182129