Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka marrë pjesë në Konventët e Njësisë.9 në Tiranë dhe e ka cilësuar atë si shembull organizimi.
“Për LSI interesi qytetar është mbi gjithçka. Modestia dhe përulësia janë dimension i natyrshëm për LSi. Konventa e Njësisë 9 është shembull organizimi dhe rritje e pandalshme. Konstruktiviteti të na prijë në politikë dhe në jetën e përditshme. Ne duhet të bëjmë gjithçka për qytetarin e thjeshtë që është themeli i shoqërisë. Të rinjtë e LRI janë dimension madhor i rritjes së LSI-së. Arroganca që lodh qytetarin kurrë nuk ka vend në LSI” tha Vasili.