INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI: Pranoni paketën McAllister, Meta gati të lëshojë dhe presidencën

LSI: Pranoni paketën McAllister, Meta gati të lëshojë dhe presidencën

Publikuar më: 11:56 17-05-2017

Menjëherë pasi selia blu shpërndau njoftimin ku sqaronte të gjithë hapat e negociatave të ditës së djeshme, ka reaguar kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat Vasili i kërkon dy partive të mëdha të zbatojnë pikë për pikë paketën McAllister, ndërsa u kërkoj atyre të mos bëjnë teatër jo transparent. Në funksion të zgjidhjes së krizës politike Vasili ofron dhe mandatin e Presidentit të Republikës, i cili është në paketën McAllister.

Reagimi i plotë i Petrit VasilitL:
“Nuk duhet humbur asnjë orë më shumë për zgjidhjen e menjëhershme të situatës aktuale politike.
Lëvizja Socialiste për Integrim i ka qëndruar dhe i qëndron pikë për pikë kompromisit të z. McAllister dhe të mbështetur nga z. Fleckenstein dhe nuk ka nevojë të diskutohet më.
Paketa duhet të zbatohet pikë për pikë nga të dy palët. Boll më me këtë teatër jo transparent.
Përgjegjësitë për bllokimin e zgjidhjes janë të atyre që nuk e mbështetën dhe nuk e mbështesin edhe tani propozimin e z. McAllister.
Pata paralajmëruar publikisht se vizita e Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit, z. Hoyt Brian Yee ishte një shans për kompromisin.
Duhet t’i jepet fund një orë e më parë të gjitha lojërave politike, që trondisin stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe të qytetarëve.
Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të kthejë edhe postin e Presidentit të Republikës në shërbim të zgjidhjes së shpejtë të krizës”.

Article Logic
Execution time: 0.0035958290100098