INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili paralajmëron Ramën: “Kujdes kë telefonon! Lëri kërcënimet e joshjet!”

Vasili paralajmëron Ramën: “Kujdes kë telefonon! Lëri kërcënimet e joshjet!”

Publikuar më: 12:43 22-10-2017

Kreu i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, reagoi pas daljes publike të kryeministrit Edi Rama me drejtuesit më të lartë të policisë. Ai i dërgoi një mesazh  të fortë kryeministrit duke i sugjeruar që të bëjë kujdes me “komunikimet, me telefonat, kërcënimet, joshjet” edhe pse “e ka zënë një hall i madh”. Vasili e akuzoi Ramën për lidhje me krimin ndërsa tha se “kjo nuk është policia që duam pasi Shqipëria është kthyer në një narko-shtet. Në emër të forcës së tij politike, Vasili i bëri thirrje Ramës që të vendos deri të  mërkurën drejtësi për çështjen e heqjes së imunitetit të deputetit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Kam shpresën që prokuroria nuk do t’i mbyll më sytë dhe do lëviz. Dhe është momenti për të lëvizur. Të mërkurën ky kryeministër ka një provë të qartë, të vendoset me krimin apo të vendoset me drejtësinë. Gjithçka ka bërë, gjithçka ka thënë janë fjalë”-deklaroi Vasili.  
Petrit Vasili
Në këto 4 vite Rama e mbodhi Shqipërinë me drogë dhe i dha hapësirë krimit. Rama zgjodhi që të përgatiste edhe krimin elektoral të 25 qershorit. Kjo nuk është policia që duam, Shqipëria është kthyer në një narko-shtet. Ekzistojnë prova të forta, e mërkura është prova. Të mërkurën ky kryeministër ka një provë të qartë, të vendoset me krimin apo kundër tij. Të vendoset në anën e ligjit apo anti-ligjit, të vendoset në anën e parlamentit që të ndihmojë drejtësinë apo do të mbulojë këto të vërteta. Është për atë reformë që u çorr dhe u lodh që tentoi ta kapë. Nga votimi i djeshëm ishte i qartë vullneti për të qenë me krimin, i them Ramën bëj kujdes, edhe me komunikimet telefonike edhe me lëvizjet edhe kërcënimet dhe joshjet, pasi të gjithë janë të vëmendshëm dhe vigjilojnë mbi ty, pasi policia që ndërtove ti. Kryeministri të vinte vetë të kërkonte t’i hiqej imuniteti dhe të vendosej para drejtësisë. Prokuroria të hetojë kur Rama bëri thirrje që policia të kthehej në parti politike. Njëkohësisht do të doja dhe prisja nga ky kryeministër, frikacak, që të vinte të kërkonte vet që t’i heqej imunitetit dhe të vendosej para drejtësisë. Nuk e kuptoj vonesën e drejtësise, për të hetuar deklaratën e Ramës, që policia të flakte kapelet dhe të bëhej njësh me partinë.

Article Logic
Execution time: 0.0029189586639404