INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: Parlamenti është uzurpuar, Ruçi të anulojë votimin për dekretin e Metës për tatimet

Vasili: Parlamenti është uzurpuar, Ruçi të anulojë votimin për dekretin e Metës për tatimet

Publikuar më: 11:51 24-12-2018

Opozita i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi me një kërkesë për anulimin e votimit të dekretit të Presidentit Meta për ligjin “Tatimet mbi të ardhurat”. 

Opozita pretendon se Kuvendi ka shkelur Kushtetutën pasi votimi i dekretit është kryer më parë se afatet e parashikuara.

Ndërkohë, në një konferencë për mediat, kryetari i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili tha se “jemi në kushtet e një uzurpimi të Parlamentit në mënyrë të turpshme”.
Sipas Vasilit, ligji në fjalë favorizon oligarkët duke ulur tatimet mbi të ardhurat nga 15 në 8 për qind.

kerkesa_e_opozites.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441