INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili për marrëveshjen mes kryeprokurores Marku dhe ministrit Xhafaj: Një puç kushtetues, duan të krijojnë drejtësinë e drogës

Vasili për marrëveshjen mes kryeprokurores Marku dhe ministrit Xhafaj: Një puç kushtetues, duan të krijojnë drejtësinë e drogës

Publikuar më: 19:57 02-02-2018

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar sërish për marrëveshjen mes prokurores Arta Marku dhe Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke e cilësuar atë si një marrëveshje për drogën dhe krimin.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Vasili shkruan se kjo marrëveshje është një puç kushtetues dhe shpërdorim kriminal i detyrës. “Tashmë puçi kushtetues dhe krimi i abuzimit me detyrën shtetërore është konsumuar në mes të ditës.

Marrëveshja Marku-Xhafaj është një puç kushtetues dhe shpërdorim kriminal i detyrës, pasi askund në kushtetutë dhe në ligj nuk ka asnjë gërme, që jua jep këtë të drejtë. Thelbi i reformës ishte: që as prokurori i përgjithshëm s'do të kishte asnjë kompetencë mbi prokurorët që do të ndiqnin korrupsionin e zyrtareve të lartë dhe krimin e organizuar, ndërsa për ministrin e brendshëm as që behej fjalë fare”, shkruan Vasili.

Ai thekson më tej se pavarësia e plotë e SPAK dhe Byrosë së Hetimit ishin thelbi i reformës në drejtësi prandaj edhe ligji për to u votua konsesualisht.

“Sot ky ligj u zhbë dhe mafia qeveritare e kryeministrit krijoi strukturat paralele antiligj për të mbyllur dosjet e Ramës dhe ministrave, për mbyllur në mënyë kriminale hetimin e trafikut të drogës pra dosjen Tahiri dhe Gjonaj, në mënyrë që edhe kur të ngrihen SPAK dhe Byroja e Hetimit të gjejnë tokë të djegur”

Sipas Vasilit, “marrëveshja Marku- Xhafaj është thjesht një marrëveshje mafioze qeveritare që në vend të institucioneve të pavarura e të depolitizuara ngriti: drejtësinë e drogës dhe të krimit”.

Article Logic
Execution time: 0.0038790702819824