INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili për raportin e DASH: Amerika po lëshon alarmin se kryeministri po fundos vendin

Vasili për raportin e DASH: Amerika po lëshon alarmin se kryeministri po fundos vendin

Publikuar më: 12:29 21-04-2018

Lëvizja Socialiste për Integrim reagon pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë. Kreu i Grupit Paralamentar i LSI, Petrit Vasili, shkruan se “Amerika po lëshon alarmin se kryeministri po fundos vendin duke treguar qartë se sa skandaloze është kapja e medias dhe autocensura e saj”. Më tej Vasili shkruan  për ertv duke e krahasuar atë me televizionin që kishte dikur Sadam Huseni.
Petrit Vasili
Amerika lëshon alarmin: kryeministri po fundos vendin.
Departamenti Amerikan i Shtetit, nxjerr në dritën e diellit kalbësirën shtetërore,që ka ndërtuar kryeministri.
DASH tregon qartë se sa skandaloze është kapja e medias dhe autocensura e saj. Lindja e ertv si televizion i ngjashëm i Sadam Husenit dhe nënshtrimi i turpshëm i televizioneve,që transmetojne atë janë produkti i kryeministrit hajdut dhe manipulator i lirisë së medias.
DASH tregon se praktikisht zgjedhjet janë shkatërruar nga blerja e votës.
Korrupsioni ka pllakosur çdo degë të qeverisjes pasi frymëzuesi më i madh i korrupsionit është vetë kryeministri.
Reforma në drejtësi është shkatërruar dhe tashmë drejtësia e kryeministrit garanton që ai dhe ministrat të mos hyjnë në burg,por njerëzit e thjeshtë e pa pushtet të burgosen pa faj si qytetarët kuksianë.
Tashmë çdo qytetar por edhe gazetar e ka të qartë alarmin që vjen nga Amerika.
Ky kryeministër i mbërthyer nga droga dhe krimi dhe i shantazhuar prej tyre haptas në parlament,media e kudo është thjesht një peng i tyre dhe rrënues i vendit. Koha nuk pret. Shqiptarët janë pa drejtim

Article Logic
Execution time: 0.0041639804840088