INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili:

Vasili: "Po na ikin qindra milionë euro, kryeministër ku je?"

Publikuar më: 11:42 19-08-2017

Vijojnë reagimet e Petrit Vasilit kundër kryeministrit Edi Rama.

Në një status të postuar në rrjetin social facebook akuzon Ramën se po e fundos ekonominë.

Sipas tij me qindra milionë euro ikin nga Shqipëria sepse klima për biznesin është mbytëse dhe asfiksuese.

“Stimuj që biznesi të investojë këtu nuk ka. Fitimet janë shumë të pakta. Ulja kritike e konsumeve dhe frika e pasiguria për të nesërmen i ul vazhdimisht këto konsume. Kontrollet fiskale mesjetare dhe sjelljet prej satrapësh të administratës tatimore krijojnë një dekurajim dhe depresion të përditshëm tek biznesi.

Asgjë me vizion në ekonominë shqiptare, thjeshtë zhvatje e ditës dhe mpakje e pandalshme e ekonomisë shqiptar Shkollë pakti kryeministri ynë edhe nuk e kupton këtë, edhe bën sikur nuk e kupton, të dyja janë rrënim shkatërrimtar afatgjatë për vendin.

Llogjet e dëgjesave të shkollë paktit ia shpifën biznesit, ia vranë shpresën dhe optimizmin ndaj edhe ai largohet jashtë vendit duke krijuar papunësi edhe më të thellë dhe një varfëri që nuk ndalet, por bëhet akoma më e rëndë”  shkruan Vasili në status

STATUSI I PLOTË

Atrofizimi i përditshëm i ekonomisë, kryeministër ku je?

Banka e Shqiperisë raporton se:

1.68 milion euro te bizneseve shqiptare investohen jashtë duke qenë ky një rekord historik, nga 32 milion euro të një viti më parë.

2.Bankat shqiptare kanë investuar mbi 3 miliardë euro jashtë Shqipërisë, në formën e depozitave, letrave me vlerë të qeverive të huaja, por edhe kredive të drejtëpërdrejta për bizneset e vendeve fqinje.

3.Sipas Bankës së Shqipërisë, në qershor të këtij viti, kredia që bankat shqiptare kanë dhënë për bizneset jashtë Shqipërisë arriti në 97 miliardë lekë ose rreth 730 milionë euro. Kjo është sa 7 për qind e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar dhe shifra ka ardhur në rritje nga viti në vit.

Është e qartë edhe për shqiptarin më të thjeshtë se këto qindra milionë euro ikin nga Shqipëria sepse klima për biznesin është mbytëse dhe asfiksuese. Stimuj që biznesi të investojë këtu nuk ka. Fitimet janë shumë të pakta. Ulja kritike e konsumeve dhe frika e pasiguria për të nesërmen i ul vazhdimisht këto konsume. Kontrollet fiskale mesjetare dhe sjelljet prej satrapësh të administratës tatimore krijojnë një dekurajim dhe depresion të përditshëm tek biznesi.

Asgjë me vizion në ekonominë shqiptare, thjeshtë zhvatje e ditës dhe mpakje e pandalshme e ekonomisë shqiptare.

Shkollëpakti kryeministri ynë edhe nuk e kupton këtë, edhe bën sikur nuk e kupton, të dyja janë rrënim shkatërrimtar afatgjatë për vendin.

Llogjet e dëgjesave të shkollëpaktit ia shpifën biznesit, ia vranë shpresën dhe optimizmin ndaj edhe ai largohet jashtë vendit duke krijuar papunësi edhe më të thellë dhe një varfëri që nuk ndalet, por bëhet akoma më e rëndë.

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492