INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: Qeveria shqiptare u dënua me 70 milionë euro, tragjedia sapo ka filluar

Vasili: Qeveria shqiptare u dënua me 70 milionë euro, tragjedia sapo ka filluar

Publikuar më: 14:15 11-02-2018

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili deklaroi se Gjykata Ndërkombëtare ka dënuar Shqipërinë me 70 milionë euro. Vasili i adresoi të gjitha fajet kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se shkak është bërë prishja e njëanshme e kontratave.
“Pata paralajmëruar disa herë se rrezikohet të humbasë deri në 2 miliard euro Shqipëria në gjyqet ndërkombëtare. Si ministër i drejtësisë në atë kohë,kryeministrin e kam informuar me shkrim për emergjencën e jashtëzakonshme financiare,që kërcënonte financat e Shqipërisë”-shkruan Vasili. Më tej deputeti i LSI akuzon qeverinë se nuk lëvizi as “gishtin” për të shmangur këtë situatë ndërsa shton se tragjedia sapo ka filluar të konsumohet.
“Për fajin e kryeministrit brenda tre javësh Shqipëria u dënua me më shumë se 70 milion euro nga gjykatat ndërkombëtare. Po jua përsëris është emergjencë financiare e frikshme dhe mbi kryeministrin rëndon përgjegjësia kriminale edhe veprimeve shkatërrimtare financiare të tij me prishjen e njëanshme të kontratave,por edhe mosveprimeve të tij, pasi edhe pse u informua me shkrim për situatën,nuk lëvizi as gishtin dhe nuk bëri asgjë. Me 70 milion eurot vetëm sa ka filluar të konsumohet kjo tragjedi për shqiptarët”-thotë Petrit Vasili.

foto_humbja.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877