INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: Qeverisja sot është në fundin e saj pa kthim

Vasili: Qeverisja sot është në fundin e saj pa kthim

Publikuar më: 17:28 25-12-2018

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shprehet se qeverisja ka arritur me shumë shpejtësi në stacionin e fundit. Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se qeveria është e paaftë të drejtoje dhe eshtë dorëzuar tek PPP korruptive.

“ Avokatia asgjë e një qeverisje hiçgjë!! Kriza e qeverisjes eshte pa kthim. Pa prioritete,pa vepra,pa asnjë ideologji, me zhbërjen e çdo premtimi elektoral dhe çdo angazhimi në programet e saj të qeverisjes,e asfiksuar nga korrupsioni dhe paratë e pista,qeverisja ka arritur me shumë shpejtësi në stacionin e fundit. Pa asnjë identitet sektorial të qeverisjes,me një varfëri të mjerë të personaliteteve,me mungesën uleritëse të profesionalizmit,me shitjen thjesht të imazheve pa asnjë përmbajtje,recituese bajate e shtufit propagandistik, qeverisja sot është në fundin e saj pa kthim”-shkruan ndër të tjera deputeti i LSI-së.

Article Logic
Execution time: 0.0025210380554199