Në kulmin e sezonit turistik, ish kreu i LSI, deputeti i saj Petrit Vasili ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Vasili e akuzoi kryeministrin për trajtim të papërgjegjshëm, ndërsa e akuzoi atë për shkatërrim të sezonit turistik.
Petrit Vasili:
“Në kulmin e sezonit turistik në rrugën Vlorë-Himarë prishen ndërtime pa leje në Dhërmi, hapet rruga për të futur kabllot optike dhe u krijohet kaos dhe vështirësi pa fund mijëra qytetarëve që shkojnë me pushime.
Kryeministri të lerë dëgjesat e gallatës dhe të qeverisë vendin. Ky trajtim i papërgjegjshëm i sezonit turistik është sharlatanizëm qeveritar. Gjithë viti nuk i doli qeverisë dhe e la rrëmujën për tani që t'jua prishë edhe ato pak ditë pushime shqiptarëve.