INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: Rama si shokët e byrosë, nuk e njeh realitetin

Vasili: Rama si shokët e byrosë, nuk e njeh realitetin

Publikuar më: 12:40 10-08-2017

Publikimi i raportit të dëgjesave për kryeqytetin një ditë më parë nga kryeministri Rama ka sjellë reagimin e fortë të Petrit Vasilit. Nëpërmjet një statusi në facebook me titullin Kryeministri u kthye nga emigracioni informojeni, Vasili e krahason kryeministrin me ata qe ishin dikur shokët e byrosë politike, të cilët nuk e njohin varfërinë e popullit.
Petrit Vasili:
Kryeministri u kthye nga emigracioni, informojeni...
Para viteve 90' shokët e byrosë politike nuk e dinin që populli hante bukë me tollon dhe varfëria ishte kthyer në mjerim.
Sot, kryeministri ynë, njësoj si shokët e byrosë vetëm tani mori vesh që Tirana ka papunësi dhe infrastruktura është copë-copë.
Qytetarët prej katër vitesh dinë edhe shumë më shumë se ai:
-që Tirana vuan dhe për ujë;
-që dhjetëra rrugë e trotuare edhe në zemër të Tiranës janë për turp;
-që në dhjetëra qoshe, sheshe e rrugë shpërndahet drogë;
-që përpara çdo shkolle ka qindra prindër e gjyshër që presin fëmijët se s'ka siguri;
-që dhjetëra shkolla s'kanë ngrohje etj etj.
Kryeministrit i duhet çuar haber më shpesh për çfarë ç'ndodh në Shqipëri pasi ai nuk ndodhet këtu, ndaj dëgjesat, alias dënglat, bëjani pa kursim që të njohë Tiranën tonë të paktën, se Shqipëria tjetër është larg shumë...

Article Logic
Execution time: 0.0036351680755615