INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: Reformë konsensuale sipas Venecias, jo alibi për vota në zgjedhje

Vasili: Reformë konsensuale sipas Venecias, jo alibi për vota në zgjedhje

Publikuar më: 10:24 14-07-2016

Reformë në drejtësi konsensuale dhe sipas Komisioninit të venecias. Ky është qëndrimi i prerë i aleatit kryesor në qeverinë e majtë, Lëvizjes Socialiste për Integrim, e bërë publike nëpërmjet Kryetarit të grupit parlamentar Petrit Vasili, në kulmin e debatit politik, pasi opozita refuzoi propozimin hibrit të SHBA, i bërë publik nga Viktoria Nuland.
Petrit Vasili:
“Së pari lidhur me reformën në drejtësi ne kemi pasur një qëndrim të qartë dhe të pandryshuar që në fillim. Duke pasur në qendër të qëndrimit tonë një plan; plani A. Që do të thotë reformë me konsensus dhe sipas Venecias. Ky është i pandryshuar”.
Në një dalje për mediat në oborrin e Parlamentit, Petrit Vasili thotë se reforma nuk mund konsiderohet si alibi elektorale për zgjedhjet e ardhshme.
Petrit Vasili:
“Gjithashtu ne jemi të qartë dhe lidhur me miratimin e kësaj reformë, duke mbajtur këtë qëndrim dhe duke i shërbyer këtij konsensusi, pasi kjo është reformë solide dhe e bërë në këtë mënyrë. Ndaj është domosdoshmëri për shqiptarët, për vitet që vinë. Një reformë e tillë mund të realizohet në këtë mënyrë dhe përtej çdo shantazhi dhe çdo lloj tentative, pasi kjo reformë nuk mund të konsiderohet si alibi elektorale për zgjedhjet e ardhshme, pasi kjo është një domosdoshmëri për vendin, për 30 vitet që vinë.”

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713