INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili shigjeton kryeministrin: Rama konfliktual, LSI zgjedh rrugën e demokracisë

Vasili shigjeton kryeministrin: Rama konfliktual, LSI zgjedh rrugën e demokracisë

Publikuar më: 19:18 07-04-2017

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 foli për krizën politike, e cila sipas tij, ka detyruar kryeparlamentarin Ilir Meta të mbajë qëndrimet e shprehura ditët e fundit, që opozita të jetë pjesë e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Ndër të tjera, Vasili është shprehur se këto zgjedhje janë të rrezikuara si kurrë më parë, si dhe bëri thirrje për përgjegjshmëri të re politike

“Zgjedhjet janë më të rrezikuara se kurrë më parë. Qëndrimi i tij ishte për të thënë se kemi një krye çështje dhe zgjidhja e saj është krye thënia e të gjitha zgjidhjeve. Pa zgjidhjen e saj nuk mund të kemi zhvillim ekonomik, reformë në drejtësi. Deklarata e Metës u bë pikërisht për të parandaluar këtë fenomen. Ai bëri thirrje për përgjegjshmëri të re politike”,- tha Vasili.

Ai nuk ka ngurruar të flasë për të ardhmen e koalicionit, duke thënë se as kryetari Meta, por as forca që përfaqëson nuk është e djathtë, por përballë diktaturës zgjedhim demokracinë.

Vasili, po ashtu shigjeton Ramën dhe e quan konfliktual, duke u nisur nga deklaratat që bën.

“Jemi për vazhdimin e koalicionit nëse koalicioni merr kuptim dhe kjo të lindë nga zgjedhjet e rregullta dhe të pranuara nga të gjithë, asnjë mënyrë dhe qasje tjetër nuk është legjitime dhe e besueshme, do ishte një riciklim i një krize politike që do jetë e gjatë dhe që ne e njohim. Ai u shpreh qartë që jemi të majtë por mes demokracisë dhe diktaturës ne zgjedhim demokracinë, nisur edhe nga një klimë e egër konfliktualiteti e mbajtur në mënyrë të veçantë nga mazhoranca. Është e dëmshme edhe retorika e kryeministrit që tregon një protagonizëm konfliktual të panevojshëm”, - tha Vasili.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938