INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: Skaneri i pamëshirshëm i kohës dhe personazheve ku jetojmë

Vasili: Skaneri i pamëshirshëm i kohës dhe personazheve ku jetojmë

Publikuar më: 10:26 09-08-2017

ryetari i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili në një status në FB ka publikuar një poezi të Jorgo Bllaci me titullin  ‘Eja kënga ime’.

Përmes kësaj poezie Vasili  vlerëson se kjo poezi është skaneri i pamëshirshëm i kohës dhe personazheve ku jetojmë.

Në poezi shkruhet se jetojmë në një rrëmujë, vrasësi hiqet  për viktimë, servilët dalin porsi minjtë nga skutat .

Ndërsa në fund të poezisë bëhet thirrje për tu larguar në një vend ku ka paqe dhe prehje.

Postimi i Plotë
 
 Ja skaneri i pamëshirshëm i kohës dhe personazheve ku jetojmë:

EJA KENGA IME!...
Jorgo Bllaci
Eja kënga ime, s'kemi ç'rrimê,
Mes kësaj rrëmuje pa kuptim,
Vrasësi ku hiqet për viktimë,
Dhe viktimës i kërkon shpagim!
Ku tê përdhunuarat gjykohen,
Me të rrugës ligj nga prostitutat,
Ku tê marrë e të urtë përgojohen,
Dhe servilët, porsi minj nga skutat,
Dalin, rrahin gjoksin edhe mburren,
Se luftuan vrimash, si heronjtë,
Kuajve të ngordhur tek u sulen,
Per t'u hequr me tërbim patkonjtë...
Ku gjithkushi klith e shfryn paprerë,
Me një duf që mëshirona o zot!
Eja kënga ime, kaq poterë,
Unë e ti nuk e durojmë dot!
Se jo pakëz jeta na ka vrarë...
Ndaj, le t'ikim ku s'na sheh njeri!
Mbase larg në pyjet magjistarë,
Do të gjejmë prehje dhe qetësi!...

Article Logic
Execution time: 0.0034139156341553