Kreu i grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar, pas deklaratës së prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.
Në një postim në rrjetet sociale Vasili ka cilësuar deklaratën e Markut antiligjore dhe se është thjeshtë një diarre e Rilindëse.
Sipas Vasilit, drejtësia e re që po ngrihet është ajo me e poshtra, me e liga, me e njeanshmja dhe qe mbron kryeministrin dhe burgos njeriun e thjeshte per 30 mije leke korrent te papaguar.
Ndër të tjera, Vasili kujton edhe padinë ndaj kryeministrit Rama në lidhje me deklaratat e tij për ekspertizën e audio-përgjimit ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm.
Statusi i plotë:
"Deklarata e kryeprokurores antiligj thjesht nje diarre rilindase.
Arta Marku,qe s’ja mban fare qe te hetoje kryeministrin e paditur per audiopergjimin e Agron Xhafes dhe qe s’guxon te hetoje kriminelet, krimet e te cileve ii di gjithe populli shqiptar,perkundrazi heton,denon dhe debon me histeri paranojake prokuroret.
Shqiperia ka kryeprokuroren me mjerane dhe me te kapur te 100 vjeteve te fundit.
E gjunjezuar perpara kryeministrit deri ne poshterim, kryeprokurorja ka zgjedhur te rrezoje prokurorine ne preherin e krimit dhe te kryeministrit te kriminalizuar.
Edhe deklarata e saj ishte dhe mbetet nje diarre rilindase te cilen ja cuan gati,duke i lejuar kryeprokurores farse vetem ti vinte firmen pa e lexuar.
Kryeprokurorja u vete delegjitimua ndaj duhet dhe do te trajtohet si e tille.
Per kryeprokuroren e paditur kryeministri dhe kriminelet jane me te shtrenjte se gjithshka,por populli i gjithe eshte kunder saj dhe do te dije t’ja tregoje vendin.
Ne plehrat e Sharres ka nje vend edhe per te"-shkruan ai.